Telegrafi

Banda më e rrezikshme në botë: Ata vrasin, plaçkitin e përdhunojnë, kurse vetëm në SHBA i ka 6 mijë anëtarë (Foto/Video)

Banda më e egër në botë Mara Salvatrucha ndryshe e njohur si MS-13, sipas vlerësimeve të FBI-së, vetëm brenda Shteteve të Bashkuara ka më shumë se 6 mijë anëtarë. Është vlerësuar se në gjithë botën për këtë bandë punojnë më shumë se 100 mijë njerëz.

Deri më tani operacionet e tyre janë përqendruar më shumë në El Salvador, Guatemalë dhe Honduras. Megjithatë, dhuna e tyre është gjithmonë më e përhapur në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

“MS-13 dallon nga cilado bandë e rrugëve në të cilat kemi hasur deri më tani”, ka deklaruar Curtis Silva, themelues i nismës së “Engjëjve Mbrojtës”. Kjo nismë ndihmon policinë në mbrojtjen e qytetarëve në zonat problematike nëpër qytetet e mëdha.

“Ata janë mirë të organizuar dhe veprojnë sikur të ishin një organizatë paramilitare. Edhe dhunën që e prodhojnë është shumë brutale”, ka shtuar ai.

Anëtarët e kësaj bande kanë të kaluar kriminale, siç janë sulmet seksuale, shpërndarje të drogës dhe vrasës të shumëfishtë. Vrasjet janë pjesë e ritualit për pranim në këtë bandë. Anëtarët e rinj rekrutohen qysh në adoleshencë, dhe në shumicën e rasteve vdesin të rinj gjatë përleshjeve nëpër rrugë me banda tjera.

Në këtë bandë pranohen edhe femrat, por kryesisht pasi që kryhet një përdhunim grupor, që konsiderohet si konfirmim i asaj që janë mjaft të forta për t’u bërë anëtare të kësaj bande famëkeqe. /Telegrafi/