Site icon Telegrafi

Banda e motoçiklistëve në Londër përdorin veturën e vjedhur për të thyer argjendarinë, therin me thikë personin që u mundua t’ia ndalë (Video, +18)

Banda e motoçiklistëve me shpata të samurajëve, çekanë dhe sëpata, përplasën veturën e vjedhur në dyert e një argjendarie në Londër, si dhe therën një kalimtar rasti që u mundua t’i ndalë.

Miguel St Martin 21-vjeç, Harry Doyle, 18, Reece Salmon, 22, dhe Alfie Warry, 21, që të gjithë akuzohen si anëtarë të bandës që kreu vjedhjen në argjendarinë Yves Saind Lauren në Mayfair, transmeton Telegrafi.

Një punëtor ndërtimtarie i identifikuar si Petar Dimov, që po punonte në anën e kundërt të argjendarisë në Londër, kishte vrapuar për t’ ndalur anëtarët e bandës, është thënë në seancën dëgjimore.

Dimov ishte prerë me shpatë në gjunjë dhe therur në shpinë, duke pësuar kështu infeksion në mushkëri. Miguel St Martin ishte “truri” i kësaj plaçkitje që ndodhi më 26 mars.

Prokurori Michael Shaw, ka deklaruar se pesë anëtarët e bandës të veshur me të zeza dhe helmeta në kokë kishin për cak argjendarinë në rrugën Sloane.

Ai gjithashtu tha se pjesëtarët e bandës ishin të armatosur me armë vdekjeprurëse përfshirë këtu sëpata, çekanë dhe shpata të samurajëve, si dhe kishin vjedhur një veturë të tipit Land Rover. /Telegrafi/

Exit mobile version