Një bandë e motorizuar ka rrëmbyer një numër të madh të fëmijëve – mbi 150 nxënës në shkollën Salih Tanko në Rafa të Nigerisë.
Siç raporton Reuters, një person është vrarë dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.
Policia e atjeshme ka konfirmuar se ka ndodhur incidenti, duke mos bërë të ditur numrin e saktë të fëmijëve të rrëmbyer.
Rrëmbimin e kanë kryer persona të armatosur që para shkollës u shfaqën me motoçikleta. E drejtoresha e shkollës Abubakar Tegina ka deklaruar për Reuters së ishte dëshmitare e sulmit.
Ajo tha se i ka parë 25 rrëmbyes të armatosur me motoçikleta, e dyshohet se kanë rrëmbyer mbi 150 nxënës të dy gjinive. /Telegrafi/