Telegrafi

Banania dhe pjeshka “në meny”

Shenjat e frutave ishin vendosur nga zyrtarët e qytetit Zhengzhou të cilët kishin dalë për të vlerësuar njohjen e shenjave publike, të cilat sipas tyre mbi 60% janë të paqarta.

Hulumtuesit kishin thënë se brenda dhjetë minutash sa kishin qëndruar ata jashtë restorantit, 12 klientë kishin mbetur të hutuar dhe kishin hezituar të hynin në tualet.

“Nuk e dinim se në cilën anë është për meshkuj. Mos ndoshta banania paraqet një femër të hollë?”, ka thënë një klient mashkull.

Pas këtij eksperimentimi, drejtori i hulumtimit, Zhang Liang, ka kërkuar që udhëheqësit lokalë të rregullojë një standard për shenjat publike.