Site icon Telegrafi

Bananameni i Kosovës

Qendra e klubit basketbollistik të Yllit, Zenelaj është duke treguar formë fantastike këtë edicion duke arritur një mesatare prej 6 bllokadave dhe 12 kërcimeve për ndeshje.

I kontaktuar nga kosovasporti, Zenelaj tregon se nuk i interesojnë statistikat individuale por dëshira e madhe për rezultate sa më të mira të skuadrës po bëjnë që këto suksese të vijnë natyrshëm.

“Si vitin e kaluar edhe këtë vit jam fokusuar që të jap maksimumin për ekipin tim që t’i ndihmoj. Nuk luaj për statistika por që klubi im të fitoj, bllokadat pikët dhe kërcimet e asistimet vijnë natyrshëm nëse ti jep çdo gjë nga vetja për ta ndihmuar klubin tënd”, deklaroi Zenelaj.
 

Exit mobile version