Lidhur me Kosovën, ai ka thënë se Kombet e Bashkuara kanë arritur të menaxhojnë situatën me potencial shpërthimi me anë të diplomacisë së heshtur.
"Ne kemi menaxhuar situatën potencialisht shpërthyese në Kosovë përmes një diplomacie të heshtur", ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Ban foli edhe për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. "EULEX-i tashmë është vendosur pa ndonjë incident dhe unë kam besim se ne mund të vazhdojmë më tej në rikonfigurimin e misionit të OKB-së në Kosovë përmes një bashkëpunimi të plotë me të gjitha palët dhe në përputhje me rezolutat relevante të Këshillit të Sigurimit", tha Ban. /Telegrafi/