Telegrafi

Ban Ki-Mun: Kriza financiare kërcënim për qëllimet dhe programet e KB-së

Ban Ki-Mun, shfaqi druajtje se realizimi i programeve të rëndësishme, si qëllime shekullore, mund të pengohet për shkak të luftës së shteteve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim me krizën globale financiare.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së shpreson se ato shtete do t’i përmbushin detyrat e marra për arritje të qëllimeve të KB-së, të orientuar drejt çështjeve si zhvillimi i njerëzimit, kriza me ushqimin dhe ndryshimet klimatike.

Ban Ki-Mun u bëri thirrje vendeve të zhvilluara ta mbajnë premtimin për ndihmesë të vendeve të varfëra dhe shteteve në zhvillim.