Sekretari i përgjithshëm i OKBsë, Ban KiMun deklaroi sot se Evropa lëviz në drejtim të gabuar dhe duhet të përforcohen lidhjet e reja, dhe jo të ndërtohen mure të reja.
“Shoh ndarje mes shteteve dhe mure të reja. Historia na mëson se Evropa nuk lëviz në drejtimin e duhur. Duhet të përforcohen lidhjet dhe të ndërtohen urat në vend të mureve”, deklaroi ai në hapjen e Forumit ndërkombëtar ekonomik në Petërburg.
Ai u shpreh falënderues për udhëheqësinë ruse, për mbështetjen e Marrëveshjes së Parisit për klimë.