Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të qëndrojë i bashkuar dhe të marrë masat e duhura kundër Koresë së Veriut, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duke dënuar testin e fundit bërthamor të vendit në mënyrën më të fuqishme të mundshme.
“Ne duhet të ndalojmë urgjentisht këtë spirale të përshpejtuar të përshkallëzimit të Koresë së Veriut lidhur me testet bërthamore”, tha Ban.
Shefi i OKB-së, një ish-ministër i Jashtëm i Koresë së Jugut, tha se i vjen keq që dëshira dhe iniciativa e tij për të përmirësuar situatën në Gadishullin Korean nuk është materializuar.
“Unë thjesht nuk e kuptoj pse ata (autoritetet e Koresë së Veriut – shën. i përkth.) po vazhdojnë në të njëjtën mënyrë”, përfundoi shefi i OKB-së.