Telegrafi

Ban Ki- Moon: Shtyrja e statusit rrezikon stabilitetin e Kosovës

Ki- Moon ka vlerësuar se tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të mund të çonin kah një konflikt në rast se së shpejti nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Në këtë raport, të cilin e bënë publik AP-ja, Ki-Moon thotë se edhe më tej në Kosovë është i vërejtshëm një destabilitet fundamental, zhgënjimi i dukshëm të cilin e kanë shprehur banorët e vendit për shkak të shtyrjes së vendimit për statusin.

Ky raport i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-Moon, do të do të paraqitet para Këshillit të Sigurimit të KB-së, më 9 tetor.