Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në largim, Ban Ki-mun sot i kërkoi falje popullit të Haitit për shkak të rolit të kësaj organizate në përhapjen e kolerës në vitin 2010, e cila vrau më shumë se 9,300 njerëz.
Siç raporton Reuters, të dyshuartit kryesor për përhapjen e kolerës në Haiti, ishin anëtarët e OKB-së në Nepal, transmeton KosovaPress.
Sipas vlerësimeve, në vitin 2010 në Haiti nuk kishte sëmundje, kolera ishte përhapur nja ndotja e ujit në lum, ku fajtor për këtë ndotje shihen paqeruajtësit nga Nepal.
OKB-ja nuk kishte pranuar deri më tani përgjegjësinë për përhapjen e sëmundjes, nga e cila ishin sëmurë 80.000 njerëz.