Punëtori 42-vjeçar i ndihmës së parë Steve Schiltenwolf nga qyteti Wolfratshausen ka vërejtur një grua duke rënë përtokë në rrugë dhe është ndaluar për t’i dhënë ndihmë.
"E pashë se diçka shumë e keqe kishte ndodhur dhe bëra atë që u desh për të ndihmuar. E dija që gjëja më e mirë ishte që asaj t’ia sjell një ambulancë dhe gjëja e fundit që kisha në mendje ishte se sa gjatë do ta lija automjetin tim të parkuar", ka thënë ai.
"Prita me të që ambulanca të arrijë, por kur u ktheva tek automjeti një police trafiku po shkruante një tiketë. Ajo e kishte parë pse isha ndalur dhe tentova t’i sqarojë por as kjo nuk bëri punë” ka shtuar Steve.
"E di se policët e trafikut kanë reputacion për të qenë të mjerë dhe të pashpirt. Duket se kjo është e vërtetë", ka përfunduar bamirësi gjerman.