Telegrafi

“Bamirësi anonim” shpërndan kartëmonedha të 50 eurove

Besohet se bëhet fjalë për ndonjë person të panjohur që mund të jetë pjesë e ndonjë sekte të krishterë. Deri tash ai ka shpërndarë gjithsej 1050 euro, shkruan welt.de.

Përveç në kuti postare, bamirësi anonim ka lënë zarfat e tij me para dhe me vargje nga bibla edhe në makina të parkuara, transmeton albinfo.ch. Disa nga gjetësit kanë dorëzuar zarfat në polici duke menduar se mund t`i ketë humbur dikush.

Është interesante se një personi, restoranti i të cilit qe vjedhur pak kohë më parë, bamirësi ia ka lënë në postë 4 zarfa me nga 50 euro dhe një përkushtim personal me shkrim.

Mes tjerash në pjesët nga bibla që ai i ka lënë bashkë me paratë, mund të lexohet edhe kjo: «Perëndia më është paraqitur nga largësia: Unë të kam dashur ty gjithmonë, prandaj të kam afruar te vetja, nga mirësia e madhe.