Ende pa u bërë pesë vite, Bambus Group po hap edhe dy qendra të reja në Gjakovë dhe Mitrovicë, duke e zgjeruar kështu operimin në 8 qendra të ndryshme në Kosovë. Rrjeti i qendrave të Bambus Group përfshin qytetet kryesore nga ku ofrohen shërbime të hulumtimit të tregut për kompani globale të industrive të ndryshme.
Për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për shërbime për shkak të projekteve të reja, Bambus Group njëkohësisht synon ta zgjerojë ekipin me 150 intervistues/agjentë telefonikë në gjuhën gjermane, të cilët do të kenë mundësi të punojnë jo vetëm në qendrat e reja në Gjakovë dhe Mitrovicë, por edhe në cilëndo nga 6 qendrat e tjera në Kosovë.
Bambus Group është kompani hulumtuese e tregut, e cila ka arritur për një kohë të shkurtër të jetë partner i kompanive të ndryshme globale që përfshijnë në disa industri. Aktualisht, Bambus Group ka 250 punëtorë aktivë në Kosovë, të cilët ofrojnë shërbimet e tyre në 20 gjuhë të ndryshme nga 6 qendrat që gjenden në Prishtinë, Pejë, Drenas, Lipjan, Ferizaj dhe Vushtrri.
Të gjitha shërbimet janë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare duke qenë të certifikuar me standardet ISO.
Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi ta përshtatin mënyrën e tyre të jetesës me punën e ofruar. Të interesuarit, nëse janë studentë, mund të zgjedhin të punojnë gjate 5 ditëve të javës në Prishtinë dhe gjatë fundjavës në qytetet e tjera ku mund të jenë më afër shtëpive të tyre. Bambus Group ofron po ashtu orar fleksibil me mundësinë e punës full-time ose part-time gjatë orëve të punës 09:00 deri në 21:00.
Kompensimi bëhet për çdo orë pune plus bonuset për çdo intervistë. Po ashtu, Bambus Group merr përsipër kryerjen e të gjitha obligimeve të punëdhënësit si pagesat e trustit dhe kontributeve.
Të gjitha studio e punës janë të pajisura me teknologjinë më të re dhe ofrojnë hapësirë miqësore dhe kreative. Për më shumë, të gjithëve të angazhuarve në ekipin e Bambus Group u ofrohen mundësi të vazhdueshme për trajnime dhe ngritje profesionale.
Çka ofron Bambus Group për ju?
– Ambient miqësor dhe modern të punës
– Orar fleksibil, mundësi pune part time dhe full time prej 09:00 deri 21:00
– Ngritje profesionale dhe projekte atraktive
– Pagesë për orë dhe bonuse për çdo intervistë
– Pagesë të trustit dhe kontributeve nga ana e kompanisë
Çka kërkon Bambus Group nga ju?
– Njohuri minimale B2 të gjuhës gjermane
– Shkathtësi të mira të komunkimit me klientë
– Aftësi bazike të përdorimit të kompjuterit
– Gatishmëri për punë ekipore dhe vetiniciativë
Bambus Group fton të gjithë të interesuarit ta dërgojnë CV-në në e-mail adresën: jobs@bambusgroup.com
Për informata tjera mund t’i kontaktoni në tel 038 60 60 12 ose duke aplikuar direkt nga portali i punës së Telegrafit duke klikuar këtu.