Në ndeshjet çerekfinale u ballafaquan këto skuadra dhe u arritën këto rezultate:
IPKO – Policia e Kosovës 2:5
Babel – PTK 2:4
Lips Caffe – Bamboo 4:5 dhe
RTV 21 – Përfaqësuesja e Kosovës 3:7
Në gjysmëfinale u takuan:
Policia e Kosovës – PTK 5:3
Bamboo – Përfaqësuesja e Kosovës 4:3
Në ndeshjen për pozitën e tretë, PTK e mposhti Përfaqësuesen e Kosovës me rezultat 3-2, ndërsa në finale Bamboo e mposhti Policinë e Kosovës me rezultat 6-5.
Organizatori në fund zgjodhi portierin më të dalluar, golashënuesin dhe lojtarin. Epiteti i portierit i takoi anëtarit të skuadrës Bamboo, Skender Bajrami, epiteti i golashënuesit më të mirë i takoi anëtarit të skuadrës së Policisë së Kosovës, Adem Ademi që gjithsej shënoi 11 gola në këtë turne, ndërsa lojtari më i mirë u shpall anëtari i skuadrës fituese Bamboo, Faruk Statovci.
Duhet cekur në fund se ekipi fitues i inkasoi 800 euro, vendi i dytë 400 dhe vendi i tretë 200 euro. /Telegrafi/