Telegrafi

Bambi turpëron Bashkimin

Kjo humbje me plot kuptimin e fjalës është turpëruese dhe është humbja e dytë më e thellë këtë sezon e regjistruar në Technomarket Superligën e basketbollit, pasi që ishte Bashkimi që ia shkaktoi Dritës kohë më parë humbjen më të thellë me 98 pikë dallim.

Bashkimi në sfidën ndaj Bambit është paraqitur me ‘fëmijë’ pasi që asnjë lojtar senior nuk është ftuar. Madje, Bashkimi në Mitrovicë udhëtoi vetëm me pesë lojtarë. Zyrtarët e klubit arsyetohen se ndeshja “all star” e të mërkurës kishte ndikuar në lodhjen e lojtarëve të tyre. Përpos kësaj, zyrtarët e klubit janë frikësuar nga ndonjë lëndim i mundshëm para ‘play off-it’.

Në vendet perëndimore dhe sipas rregullores së FBK-së, pavarësisht nga karakteri i takimit, skuadrat duhet të paraqiten me formacionet më të forta. Sidoqoftë, Bashkimi ka dalë i padënuar nga FBK për shkak të arsyetimit të fortë.

Bashkimi në ‘play off’ të Technomarket Superligës do të luajë përballë Trepçës. /Telegrafi/