Site icon Telegrafi

Balzaretti pensionohet si lojtar, por mbetet te Roma

Mbrojtësi ka qëndruar kryesisht jashtë fushe në dy sezone për shkak të lëndimi në pelvik, dhe në një konferencë të sotme për shtyp ka zbuluar se ka mbaruar me sportin aktiv.

“Po pensionohem nga futbolli. Fatkeqësisht lëndimi që pata më detyron të varë këpucët e mia”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu ka folur për rolin e ri në klub, duke thënë se është më se i motivuar për të filluar këtë aventurë të re.

“Jam i motivuar dhe mezi pres të filloj këtë aventurë të re. Për momentin do të punoj me të rinjtë që janë të huazuar”.

“(Drejtori aktual sportiv, Walter] Sabatini më ka thënë të ndjek kursin si drejtor sportiv. Është një rol të cilin e admiroj dhe mund të më pëlqejë ta bëj në të ardhmen”, ka shtuar ai. /Telegrafi/ 

Exit mobile version