Për të patur një balsam të parfumuar dhe shumë të dobishëm, në rastin e flokëve të thatë, e përgatitim atë me fara liri dhe vaj kokosi.
Ato që na duhen:
▪ 300 ml ujë të distiluar
▪ 2 portokaj të pjekur
▪ 10 gram vaj kokosi
▪ 20 gram xhel liri
Përgatitja e këtij balsami është shumë e thjeshtë. Së pari vlojmë ujin e distiluar, ndërkohë që qërojmë portokalliet, pasi të ketë vluar uji, i shtojmë lëkurat e portokallieve për rreth 20 minuta në tenxhere dhe i lëmë në qetësi.
Lëngun e përfituar, e përziejmë në mikser me 10 gr vaj kokosi (dy lugë kafe) dhe 20 gr gel të farave të lirit. Balsami shpërndahet në flokët e lagura dhe lihet të veprojë disa minuta.
Produkti përdoret si një balsam i rregullt pas shampos, duke e lënë atë pak minuta dhe shpëlahet me ujë të vakët. /Telegrafi/