Telegrafi

Balotelli vesh fanellën e Milanit

Balotelli ishte lënë jashtë ekipit të Interit në tre ndeshjet e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve me Jose Mourinhon. Tashmë një kohë të gjatë në media spekulohet se ai mund të largohet nga ekipi, me Milanin që përmendet si një opsion, pasi Mario kishte qenë fans i këtij ekipi që nga fëmijëria.

19-vjeçari ka marrë edhe një imazh negativ para fansave të Interit pasi në një emision humoristik, Stritscia La Notizia, ai kishte marrë si dhuratë një fanellë kuqezi, me numrin dhe mbiemrin e tij, ndërsa në fund të emisionit ai e kishte veshur atë. /Telegrafi/