Telegrafi

Balotelli: Totti më quajti zezak

“Zezak…po, kjo është ajo çfarë tha ai”, citohet të ketë thënë Balotelli pas takimit.

Totti tha se Balotelli e kishte ofenduar atë rëndë në vazhdimësi gjatë takimit, gjë të cilën e mohon agjenti i Balotellit, Mino Raiola.

“Nëse ai thotë këtë, atëherë gjesti i tij duhet të bazohet diku dhe duket se është i pre-medituar. Nuk më pëlqeu. Balotelli më tha se ai nuk e ofendoi askënd”.

“Ai pranon se i kishte thënë vetëm ‘mjaft më me goditje, mos u bë fëmijë, le të luajmë futboll’. Totti e kreu të tërën. Mendoj se njerëzit racistë janë injorantë”, deklaroi Raiola. /Telegrafi/