Mario Balotelli ka debutuar në Ligue 1 me Nice në mënyrën më të mirë të mundshme.
Italiani shënoi dy gola në fitoren ndaj Marseille.
Me këtë rast Balo bëhet italiani i parë që shënon dy golësh në Ligue 1 që nga viti 2006. Lojtari i fundit që e kishte bërë këtë ishte Marco Di Vaio me Monacon.
Se Franca nuk ishte një pistë e parapëlqyer nga lojtarët italianë, e tregon edhe fakti se Balotelli është lojtari i dytë italian në historinë e Nice.
Para tij ishte Marco Simone, por që në shtatë paraqitje nuk kishte shënuar asnjë gol. /Telegrafi/