Duket se Mario Balotelli dëshiron të rikthej formën më të mirë pas kritikave të madhe.
Italiani mungoi në një pjesë të madhe të përgatitjeve para-sezonale me Nicen pasi ishte në bisedime me Marseillen.
Nga kjo dhe mungesa e përgatitjes ai është lënë në bankën rezervë nga trajneri Patrick Vieera në këtë fillim sezoni.
Por, pasi Nice nuk e ka filluar sezonin mirë dhe Balotelli është duke u përpjekur që të rikthej formën, gjërat pritet të ndryshojnë.
Raportet se ‘Super Mario’ në javët e fundit ka arritur në qendrën stërvitore në orën 7:30 të mëngjesit, para gjithë shokëve të skuadrës.
Ndeshja e ardhshme e Nices është kundër Nantes dhe të gjithë duan të shikojnë Balotellin nga minuta e parë.
Vlen të theksohet se nga gjashtë ndeshjet e para, italiani ka luajtur vetëm në dy ndeshje, ku përveç dy kartonëve të verdhë nuk ka arritur të bëjë ndonjë gjë tjetër. /Telegrafi/