Telegrafi

Balotelli te Reali, Ramires te Interi?

Të enjten agjenti i Balotellit kishte thënë se 70 milionë euro do të ishin të mjaftueshme për të zgjidhur të ardhmen e sulmuesit, ndërsa kjo e ka bërë Il Corriere dello Sport të mendojë se është duke u përgatitur një marrëveshje. Balotelli thuhet se është duke e konsideruar Mourinhon si babanë e vet dhe Mourinho e konsideron atë si djalin e tij, gjë që mund të ndikojë në transferimin e tij te Reali.

Nga ana tjetër La Gazzeta dello Sport spekulon se Interi është në kërkim te mesfushorit brazilian që vlerësohet 15 milionë euro, Ramires. Në ndërkohë, gara për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano është ftohur, por Nerazzurët janë optimistë se marrëdhënia e mirë me Roy Hodgson mund të ndikojë në finalizimin e marrëveshjes. /Telegrafi/