Telegrafi

Balotelli te Reali për 70 milionë euro?

“Mario Balotelli do të qëndrojë te Interi. Nuk kemi marrë oferta nga asnjë ekip dhe Interi nuk ka thënë se është në shitje, prandaj ai qëndron aty ku është. A vlen ai 40 milionë euro? Për mua, ai vlen më shumë se aq. Dhe, kush e di, ndoshta në fund të afatit kalimtar veror, Jose Mourinho mund të kërkojë nga Florentino Perez të investojë 70 milionë euro në Balotellin. Afati kalimtar veror është i hapur deri më 30 gusht dhe kështu, gjithçka mund të ndodhë”.

“City? Nëse ata sillen vërdallë ne do të bisedojmë, por ata së pari duhet t’i bëjnë ofertë Interit. Milani? Është mirë që djali i Berlusconit foli mirë për Balotellin, por nuk mendoj se Milani është në gjendje ta blejë atë, e as Interi nuk do t’ua shiste atyre”, është shprehur Raiola për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/