Site icon Telegrafi

Balotelli shënon që në debutim me Monzan, i duhen vetëm pesë minuta që të gjejë golin në Serie B

Mario Balotelli e ka bërë debutimin e tij në Monza, duke filluar nga minuta e parë së bashku me Kevin-Prince Boateng në ndeshjen e tyre në Serie B kundër Salernitanas.

Ish-sulmuesi i Interit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit me Brescian në mars.

Ai më pas përfundoi kontratën e tij me klubin pas bllokimit nga COVID-19.

 

Balotelli, tani 30 vjeç, është bashkuar me Monza si lojtar  i lirë në dhjetor dhe sot ai bëri debutimin në Serie B.

Sulmuesi italian është në krah me Kevin Prince Boateng dhe ish sulmuesin e Juventusit U23 , Dany Mota Carvalho.

Balotellit iu deshën vetëm pesë minuta që të shënojë golin e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=pBCuNstW51g&feature=youtu.be

Ai u gjend më së miri në zonë kur një harkim erdhi drejt tij. /Telegrafi/

Exit mobile version