Telegrafi

Balotelli me rekord që nuk e kishte arritur te asnjë klub

Mario duke i falënderuar tifozët për përkrahjen.

Mario Balotelli është duke befasuar të gjithë me formën e tij të mirë.

Deri më tani ai ka shënuar katër gola në dy takime, duke u bërë golashënuesi i katër më i mirë në Lige 1 pas gjashtë javës.

Lexo po ashtu Statistikat mbresëlënëse të Balotellit me Nicen (Foto)

Dy me ndaj Marseilles dhe pastaj ndaj Monacos dhe kjo është një rekord personal për italianin.

Balotelli ka shënuar në dy ndeshje radhazi nga dy gola për herë të parë në karrierën e tij.

Në të kaluarën ai ishte pjesë e Interit, Manchester Cityt, Milanit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Balotelli e mori çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’ në një mënyrë të çuditshme dhe të paparë më parë (Video)