Telegrafi

Balotelli reagon ndaj krerëve të Veronas: Ata i mohojnë edhe faktet

(Foto; Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mario Balotelli i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështet në ndeshjen ndaj Hellas Veronas, ku u ofendua në baza racore.

Sulmuesi i Brescias e gjuajti topin drejt tribunave në Stadio Bentegodi, kundrejt një grupi tifozësh, të cilat bënin vazhdimisht “zhurma majmunësh” dedikuar atij.

Më pas, ai kërcënoi se do të largohej nga fusha, por pastaj u bind të qëndronte nga bashkëlojtarët e tij dhe ata të ekipit kundërshtar, ndërkohë që gjyqtari e ndali ndeshjen për disa minuta.

Lexo po ashtu Balotelli fyhet sërish në baza racore, derisa ndeshja Verona - Brescia u ndërpre

“Faleminderit të gjithë kolegëve të mi në fushë dhe jashtë për solidaritetin që treguan, dhe për të gjitha mesazhet që i kam pranuar nga tifozët. Faleminderit nga zemra”.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Ju e dëshmuat se jeni njerëz të vërtetë, jo si ata që i mohojnë faktet”, ka shkruar Balotelli në Instagram, ndërsa tifozëve u ka thënë të kenë turp për veprime të tilla “para fëmijëve tuaj, grave tuaja, prindërve tuaj, familjeve dhe miqve tuaj”.

Trajneri i Veronas, Ivan Juric dhe presidenti i këtij klubi, Maurizio Setti, deklaruan se nuk kishte abuzim racor nga tribunat, mirëpo videot e dëshmuan të kundërtën. /Telegrafi/