Telegrafi

Balotelli pjesërisht i kënaqur me golin

Sulmuesi i Interit u fut në lojë nga stoli dhe brenda më pak se një minute barazoi rezultatin, pasi Parma më herët kishte shënuar me anë të Valeri Bojinov.

“Jam i lumtur deri në shkallë, kam shënuar një gol të mirë vetëm disa sekonda pasi jam futur në lojë, por po ashtu kam keqpërdorur një goditje që mund të na kishte dhënë fitoren”, ka thënë Balotelli.

Parma përfundoi ndeshjen me 10 lojtari pas përjashtimit të Francesco Valiani me karton të kuq, por Interi po ashtu humbi Marco Materazzin për shkak të tërheqjes së muskulit./Telegrafi/