Telegrafi

Balotelli nuk vjen te Milani – thotë Galliani

Është spekuluar se sulmuesi italian do të kthehet në Serie A, ndërsa Rossonerët ishin destinacioni më i përfolur.

“Kaka dhe Drogba 101 për qind nuk vijnë te Milani. Balotelli? Ai nuk vjen 99.9 për qind”.

“Abate dhe Antonini do të qëndrojnë. Agjenti i tyre ishte në Rusi për të biseduar rreth transferimit të Salvatore Bocchettit te Spartak Moska, kjo është e gjitha”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i Rossonerëve. /Telegrafi/