Telegrafi

Balotelli nuk luan ndaj Livornos, Moratti arsyeton

Të martën, edhe zyrtarisht Balotelli është lënë përsëri jashtë skuadrës së parë të Interit për të dytën herë me radhë, pas fjalosjeve të 19- vjeçarit me trajnerin Jose Mourinho.

“Mario nuk është në formë të mirë. Ndodh që ndonjëherë të mos jeni në formën më të mirë, si fizike ashtu dhe mentale”, ka arsyetuar Moratti.

Mario Balotelli u përkujdes dje për polemika të reja, pasi veshi fanellën e Milanit në njërin prej emisioneve më të shikuar në Itali (shiko videon në këndin e djathtë të faqes).

Balotellin ndoshta nuk do ta shohim më kurrë në fanellën e Interit, pasi që zërat e fundit nga Apeninet thonë se SuperMario do të jetë pjesë e marrëveshjes së transferimit të Cesc Fabregasit në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/