Telegrafi

Balotelli nuk luan ndaj Chelseat

Sky Sport Italia pohon se shkaku i mos përfshirjes së Balotellit nuk është lëndimi, por fjalosja e tij më e re me trajnerin portugez.

Mediumet italiane spekulojnë për një grindje të re mes Mourinhos dhe Balotellit, si pasojë e së cilës Balotelli nuk do të luajë në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

“Nuk kam dëgjuar për këtë. Do të isha i befasuar”, shprehet i habitur Moratti.

Ndërsa agjenti i Balotellit Mino Raiola u shpreh tejet i frustruar: “ Nuk e di pse nuk është ftuar në skuadër. Por do ta mësoj së shpejti se për çfarë bëhet fjalë”. /Telegrafi/