Site icon Telegrafi

Balotelli: Conte kishte drejt që nuk më ftoi te Italia

Foto: GettyImages

Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli, ka folur edhe një herë për mundësinë e rikthimit te Përfaqësuesja e Italisë nën urdhrat e Luigi Di Biagios.

27-vjeçari nuk është paraqitur asnjëherë për Italinë që nga Kampionati Botëror i vitit 2014. Ai është ftuar vetëm një herë nga Antonio Conte dhe asnjëherë nga Giampiero Ventura.

Lexo po ashtu Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane, Di Biagio: Nuk vlejnë golat nëse ka sjellje të keqe Balotelli

“Nuk di asgjë, nëse ftohem apo jo, por e dua skuadrën kombëtare, por siç e thash nuk di asgjë”, ka thënë Balotelli për Tiki Taka.

“Nuk jam ftuar nga dy trajnerët, nga Conte me të drejt pasi nuk po luaja mirë, ndërsa te Ventura për arsyet që ende nuk i kuptoj”.

Balotelli do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe me këtë rast u pyet se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

“Do vijë të punoj për stafin editorial Tika-Taka!”, ka thënë Balo në shaka.

“Dallimet në mes Ligue 1 dhe Serie A? Serie A është më shumë taktike, liga franceze më shumë fizike”.

“Në vitet e fundit kam pasur probleme fizike, por aktualisht jam mirë. Kjo ka bërë që paraqitjet e mija të jenë më të mira”, ka shtuar Balotelli. /Telegrafi/

Exit mobile version