Telegrafi

Balotelli: Nuk do ta harroj Cityn

“Sigurisht se do t’i kujtoj bashkëlojtarët e mi brilant, menaxherin dhe të gjithë tifozët. Ata janë më të mirët, ata ishin shumë të mirë me mua dhe unë gjithmonë do të kem një vend të veçantë në zemrën time për Cityn”.

“I falënderoj të gjithë për mbështetjen që më dhanë. Ndoshta një ditë do të shihemi përsëri. Mendoj se titulli i Ligës Premier ka qenë një moment i veçantë për mua dhe jam krenar që isha pjesë e ekipit që e fitoi”, ka thënë Supermario./Telegrafi/