Në sezonin 2017/18 mund të shikojmë një rikthim të Mario Balotellit në Serie A.
Por, jo te Interi e Milani, e ardhmja e italianit mund të jetë në qytetin e Romës.
Sipas TuttoMercatoWeb, Balotelli është një nga idetë e Lazios për sulmin.
Drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti italian, Igli Tare, pritet së shpejti të futet në marrëveshje me agjentin e lojtarit dhe ta vesh atë e fanellën e Biancocelestëve.
Balotelli këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka realizuar një asistim në Ligue 1. /Telegrafi/