Telegrafi

Balotelli në radarin e Arsenalit

Vëzhgues të topçinjve kanë përcjellë aksionet e 19-vjeçarit në Serie A gjatë javës së kaluar dhe ka shenja se Arsene Wenger mund të bëjë një hap për të transferuar të riun që në afatin kalimtar të janarit.

Po ashtu raportohet se Balotelli dëshiron të gjejë një ekip ku do të mund të ketë më shumë hapësirë në formacionin startues dhe një largim nga Interi do t’i ndihmonte në këtë drejtim.

Pasi nuk arriti të transferojë sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh, Wenger dëshiron të shtojë një sulmues tjetër në radhët e ekipit të tij, dhe një ofertë prej 20 milionë funtesh në drejtim të kampionit të Italisë mund ta bëjë të mundur transferimin./Telegrafi/