Nice fitoi ndaj Lorient me rezultat 0-1, por Mario Balotelli e përfundoi takimin para kohe.
Sulmuesi italian u ndëshkua me karton të kuq, pasi gjyqtari pretendoi se Balo goditi me bërryl lojtarin kundërshtar, edhe pse ky i fundi nuk reagoi.
Të gjithë mbetën të habitur nga kjo dhe normalisht që nuk munguan protestat nga bashkëlojtarët e Balotellit.
Ky ishte kartoni i tretë sezonal për 26-vjeçarin, i cili tashmë është ndëshkuar tetë herë me të verdhë në 19 ndeshje.
Vlen të theksohet se ai ka nënshkruar edhe 11 gola. /Telegrafi/