Telegrafi

Balotelli, ndër 100 personat më me ndikim

22-vjeçari është përfshirë si pjesë e seksionit “ikonë” të listës së famshme të revistës, krahas personave si zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama, yjet e muzikës Beyonce dhe Justin Timberlake dhe politikani burmez Aung San Suu Kyi.

“Mario ka të gjitha kualitetet të jetë një top-lojtar: fuqinë dhe atletizmin, krahas një kuptimi të mirë të lojës – të gjitha pozitive”, ka thënë Gianfranco Zola, përzgjedhësi i revistës për seksionin e lojtarëve.

“Kam punuar me Mario për një periudhë të shkurtër me ekipin U21 të Italisë. Më ka pëlqyer ai menjëherë. Më ka pëlqyer mënyra se si e mban veten dhe ndërtimi dhe qetësia në situata”.

“Nga larg njerëzit mund të mendojnë se ai është i çmendur, por jo. Mario është një djalosh i dashur, shumë i përulur dhe shumë qesharak. Mund t’ju siguroj se njerëzit gjithmonë kanë kënaqësinë të qëndrojnë me të”, ka shtuar Zola.

Në mesin e sportistëve të tjera në listë janë edhe legjenda e basketbollit LeBron James dhe ylli i tenisit Li Na. /Telegrafi/