Ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Marco Tardelli beson se Mario Balotelli është ende i aftë për të arritur në majat e futbollit.
Balotelli ka rigjetur formën e tij më të mirë me Nice, duke shënuar nëntë gola në 11 ndeshje në Ligue 1. Dhe, ish-lojtari i Juventusin dhe Interin mbështet sulmuesin italian se mund akoma mund të bëhet një lojtar i madh.
“Unë gjithmonë jam në favor për t’i dhënë një lojtari shansin e tij të fundit dhe Balotelli mund të bëhet ende një lojtar i madh”, ka thënë Tardelli.
“Ai deri më tani nuk është treguar si një lojtar, por mund të krenohet me talentin e madh që ka. Unë shpresoj se ai mund të bëhet i madh. E di së është vështirë për të, por unë shpresoj se ai mund të bëjë atë”, ka theksuar Tardelli.