Telegrafi

Balotelli me mesazh të koduar në rrjetet sociale – a po e ngacmon Mancinin?

Mario Balotelli i është përgjigjur me një mesazh të koduar pohimit të Roberto Mancinit se ditët e tij si reprezentues i Italisë kishin mbaruar.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Manchester Cityt postoi kohët e fundit në mediat sociale duke sugjeruar se ai ishte gati për një pensionim nga ndeshjet ndërkombëtare, pasi skuadra e Italisë për fazën kualifikuese në Euro 2024 ishte e mbushur me çështje që lidhen me mungesën e sulmuesve.

Mancini ishte detyruar të thërriste Mateo Retegui, një sulmues jo edhe shumë i njohur, i cili ishte rritur në Argjentinë. “Ka sulmues italianë atje dhe ata janë në formë të mirë – më besoni”, kishte shkruar ai në Instagram.

Lexo po ashtu E ofroi veten që të luajë për Italinë – Mancini ia mbyll derën Balotellit

Megjithatë, ish-trajneri i Balotellit te City, Mancini iu përgjigj sugjerimeve duke mbyllur derën për çdo mundësi të ftesës së tij.

“Unë mendoj se ai kapitull është i mbyllur”, u tha ai gazetarëve në një organizim të Federatës Italiane të Futbollit.

Balotelli, i cili luajti nën drejtimin e Mancinit për tre vjet te City, duke fituar Ligën Premier dhe FA Cup, u duket se i dha një kundërpërgjigje trajnerit të Italisë.

Ai fillimisht postoi një emoji duke qarë, përpara se të postonte një mesazh tjetër të koduar.

“Nuk bëhesh mbret duke ndjekur mbretëreshën”, shkruhej në skorien e tij në Instagram.

Lexo po ashtu Mario Balotellii shënon gol të jashtëzakonshëm me shpejtësi mbi 100 km/h

Përfshirja e fundit e Balotellit me kombëtaren erdhi në janar të vitit 2022, kur Mancini e thirri atë në një skuadër prej 35 lojtarësh për një kamp stërvitor përpara ndeshjeve vendimtare të Kupës së Botës.

Ai u përjashtua nga skuadra për ndeshjet në play-off, të cilat e panë Italinë të eliminuar nga Maqedonia e Veriut. /Telegrafi/