Telegrafi

Balotelli: Më pëlqen edhe City edhe United

“Roberto Mancini? Ai është trajner i madh. Ai ma dha debutimin në Serie A dhe unë e adhuroj atë shumë, për arsye se ai është mik i imi. United është gjithashtu klubi i madh dhe interesimi i tyre do të thotë se nuk jam aq i dobët sa kam menduar”.

“Për të ardhmen time gjithmonë them ‘nuk e di’. Një vit i rëndësishëm është para meje sa i përket karrierës time. Tani për tani jam në pushime dhe dua ta filloj mirë sezonin e ri. Nëse dëshironi të dini më shumë ju duhet te pyesni agjentin tim Mino Raiola”.

“Moratti dhe fjalët e mira të tij? Është mirë që presidenti thotë gjëra të tilla dhe që më konsideron lider të klubit, por unë duhet të luaj. Unë nuk mund të jem lider dhe të mos luaj”, deklaroi Balotelli për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/