Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere është shumë i kënaqur me paraqitjet e Mario Balotellit.
Sulmuesi italian si duket ka rilindur që nga transferimi i tij në Francë, ku forma dhe paraqitjet e tija janë superiore.
“Unë jam me të vërtet i kënaqur me Balotellin”, ka thënë Jean-Pierre Rivere për mediat franceze, transmeton Telegrafi.
“Ai është një lojtar i madh dhe është vendosur shumë mirë këtu”, përfundoi presidenti i Nice.
Ndryshe, ‘SuperMario’ ka shënuar pesë gola në të gjitha garat me skuadrën franceze. /Telegrafi/