Mario Balotelli është kthyer te Kombëtarja italiane pas disa vitesh mungesë.
Besimin e trajnerit Roberto Mancini ai e ka festuar me gol.
Në ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite, ai ka luajtur si statues.
Në minutën e 21-të ai mori një top jashtë zonës, dribloi bukur një kundërshtarë dhe me një goditje të fortë shënoi për 1-0.
Më ketë gol u mbyll edhe pjesa e parë.
Italia po e zhvillon ndeshjen e parë nën urdhrat e Roberto Mancinit, i cili ka ardhur së fundmi trajner.
Kapitenë është Leonardo Bonucci, pasi shumë lojtarë janë pensionuar nga kombëtarja. /Telegrafi/
He's back! #Balotelli #Azzurri pic.twitter.com/Vr5zZUhmG5
— Stereo Serie A (@StereoSerieA) May 28, 2018