Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli, ka folur pas humbjes ndaj Cean me rezultat 1-0.
Ylli italian ka thënë se beson te titulli, por ende është herët për të folur rreth kësaj.
“Kam ardhur te Nice për të fituar diçka”, kështu e filloi Balotelli intervistën për Telefoot.
“Titulli? Është i mundur, por do të jetë e vështirë. Kemi luajtur vetëm 11 ndeshje dhe jam i lumtur këtu, mund të bëjmë më mirë. Dua të shënoj gola, jam në formë, por jo në kulmin e saj. Jam aty te 60-70%, sepse kisha një vit që nuk luaja”.
“Këtu tifozët janë shumë të zjarrtë, më të zjarrtit që kam parë ndonjëherë. Jam i lumtur që njerëzit këtu më duan”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=to4X7VaUxHw