Telegrafi

Balotelli: Ka qenë shkruar të bëhem yll

“Kur isha gjashtë vjeçar, i kam thënë nënës time se do të luaj në Serie A dhe ajo nuk më besoi. Por u detyrua ta ndryshojë mendjen, pasi shumë shpejt shumë klube filluan të më kërkojnë”.

“Futbolli im është argëtim dhe lejon edhe humbjen, edhe nëse duhet të them se e kam humbur atë qëndrimin e shkujdesur që e kisha si i ri”, ka thënë Balotelli.

Super Mario ka shkaktuar shpesh kundërthënie në karrierën e tij për shkak të temperamentit shpërthyes dhe tentimit të ‘ngacmojë’ kundërshtarët./Telegrafi/