Telegrafi

Balotelli i kënaqur me golin

Sulmuesi problematik shënoi një gol në minutën e 25-të dhe një tjetër në fund të ndeshjes nga një penalti jo-ekzistuese, me të cilën ia dhuroi fitoren Rossonerëve.

“Është dashur të jem në stol sepse Pazzo duhej të startonte por ai pati një problem. Luajta që nga fillimi dhe shkoi shumë mirë”.

“Jam shumë i lumtur edhe pse ishte e vështirë. Po ndjehem i fortë por këmbët e mija janë ende të rënda. Nuk kam luajtur që një kohë dhe duhet të stërvitem shumë tani”, ka thënë SuperMario./Telegrafi/