Telegrafi

Balotelli: I kam thënë Ronaldos, ‘do të bëhem më i mirë se ti’

Ronaldo dhe Balotelli u takuan në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, kur portugezi luante për Manchester Unitedin.

“Kërkova fanellën e Cristiano Ronaldos dhe ai më tha se ia kishte dhënë dikujt tjetër. Unë reagova duke i thënë: ‘Do të bëhem më i mirë se ti’”, ka treguar Balotelli. /Telegrafi/