Telegrafi

Balotelli fyhet sërish në baza racore, derisa ndeshja Verona – Brescia u ndërpre

Mario Balotelli ka tentuar të largohet nga fusha në ndeshjen ndaj Veronas, pasi sulmuesi i Brescias është fyer në baza racore nga tifozët.

Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari i ndeshjes, pasi fyerje raciste nuk u ndaluan kundër italianit.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Liverpoolit ishte duke luftuar për topin, derisa tifozët filluan të ngrisnin zërin e tyre për ta fyer Super Marion.

Balotelli nuk arriti ta ruante qetësinë dhe gjuajti topin në drejtim të tifozëve, madje duke ua kthyer me të njëjtën monedhë.

Lojtarët e Brescias tentuan ta ndalnin sulmuesi italian që u largua nga fusha dhe shkonte në drejtim të tunelit.

Gjyqtari u detyrua ta ndërpriste ndeshje për disa minuta, derisa Verona e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës fitoi 2-1, e që Balotelli arriti të shënonte gol në minutën e 85-të. /Telegrafi/