Sulmuesi i italian është i njohur për sjelljet e tij kundërthënëse, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, mirëpo trajneri aktual është i kënaqur me të.
“Secili lojtar ka personalit të ndryshëm, ndërsa mua më ka pëlqyer puna me të deri më tani”.
“Ai është një djalë i mirë, ai dëshiron të ketë sukses me klubin dhe ma ka dëshmuar se angazhohet shumë për klubin”.
“Për mua, ai nuk është i komplikuar, ai është një futbollist, i cili dëshiron të ketë sukses në jetë dhe në karrierë, dhe nëse vazhdon të japë gjithçka dhe të bëjë punë të palodhshme, atëherë gjithmonë do të ketë një mundësi për të”, ka deklaruar Rodgers. /Telegrafi/