Telegrafi

Balotelli e Suazo në planet e Espanyolit

Ekipi i dytë nga Barcelona nuk ka gjetur formën më të mirë këtë sezon, prandaj planifikon që në afatin kalimtar të janarit të përforcojë sulmin, që është pika e dobët e skuadrës.

Mediat spanjolle njoftojnë se katalunasit tashmë kanë kontaktuar me Interin për të diskutuar në lidhje me disponueshmërinë e SuperMarios dhe Suazos.

Sipas parashikimeve, Suazo është një shënjestër e arritshme për Espanyolin, mirëpo Balotelli vështirë se mund të preket. /Telegrafi/