Telegrafi

Balotelli dhe Cassano të parët në listën e Prandellit

Një Botëror katastrofal që ende pret përgjigje nga fajtori Marcello Lippi, ka vënë në punë Federatën italiane të Futbollit, që ka emëruar Cesare Prandellin si përzgjedhës të ri, e që me një korrik pritet marr në drejtim Azzurët.

Cassano dhe Balotelli do të jenë futbollistët e parë që sigurt do të përfshihen në kombëtaren e re, ndërsa nga kontingjenti i vjetër, Gianluigi Buffon, Daniele De Rossi, Giorgio Chiellini, Albert Gilardino dhe Giampaolo Pazzini gjithashtu do të jenë të sigurt për të ardhmen Azzure.

Në shqyrtim pritet të merren dhe të rinj të tjerë nëpër klubet e Serie A, por gjithashtu do të shqyrtohen dhe futbollistët që nuk janë italian por që kanë nënshtetësi italiane, ndërsa në këtë kategori janë Thiago Motta, Amauri, Cristian Ledesma, Mauro Zarate, Rodrigo Taddei, Felipe, Angelo Ogbonna dhe Maxi Lopez. /Telegrafi/